Në një deklaratë të fundit, Kryeministri e demaskoi BDI-n dhe Frontin Europian, duke shpalosur natyrën e vërtetë të qëllimeve të tyre. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj qeverisë sonë, e vërteta është se ata kërkojnë të përfitojnë nga ndarjet politike, duke u angazhuar për një marrëveshje që i ofron atyre vetëm 50% të pushtetit që e ka VLEN!
Kjo situatë dëshmon se Bdi dhe Fronti Europian nuk janë të interesuar për përparimin e vendit, por për krijimin e një balancimi që shërben ekskluzivisht interesat e tyre. Gjithë ajo zhurmë paska qenë vetëm për të arritur qëllimet e tyre, duke injoruar nevojat reale të qytetarëve.
Një pjesë e popullit ka mundësinë unike ta shohë të vërtetën sot, se si BDI votat e tyre vazhdimisht i ka hedh në treg me një çmim të ulët, duke ulur deri në tokë vlerën e interesave kombëtare, gjë e cila ka shkaterruar përfitimet e përbashkëta dhe mundësitë për zhvillim. Pjesa tjetër e popullit këtë e dinte prandaj asnjëherë nuk i votoj!
Është thelbësore që ne të mbajmë një qendrim të fortë dhe të bashkuar në këtë sfidë, duke siguruar se demokracia dhe stabiliteti i vendit tonë nuk do të vihet në rrezik për interesa të ngushta. Të gjithë ne kemi një përgjegjësi për të mbrojtur vlerat dhe integritetin e institucioneve tona, dhe mbi gjitha interesin e qytetarëve në përgjithsi, pa dallim!