Në shkollë mësuesja e gjuhës u jep fëmijëve një detyrë ku, ndër të tjera, u kërkon të analizojnë emrin “nënë” nga një tekst. Një nga studentët i përgjigjet kësaj kërkese me një fjali të thjeshtë…
“Nëna nuk është një emër”.
Mësuesja e penalizon për gabimin dhe shkruan në fletoren e tij…
“nëna = emër i përbashkët, numër njëjës, gjini femërore, rasa emërore “
Ajo i kërkon fëmijës të vijnë në klasë të nesërmen me fletoren e firmosur nga nëna e tij.
Të nesërmen letra e atij studenti nuk ishte firmosur, por në të ishte shkruar diçka e re…
,,,,nuk jam dakort. I përbashkët , është emërtimi më i papërshtatshëm për nënën. Mami është e veçantë. Gjinia është asnjanëse dhe jo femërore, ajo punonte krah për krah me babin, ishte e butë dhe ,e bukur si një shenjtore.
Rasa nuk është emërore, por vokative, kur e kërkoj e thërras… nëëëënë! Pajtohem me njësinë sepse vërtet, nëna është unike.
Por nëna ime nuk është emër, që nga e shtuna nëna është një Engjëll dhe nuk mund ta firmosë më shkrimin tuaj , dhe ky ishte nënshkrimi im në vend të saj. Unë mendoj se ajo është dakord.
Me siguri nëna nuk është emër… është një meteor që kalon në jetën tonë vetëm një herë…
Për sa kohë që nëna kalon nëpër jetët tona, ne jetojmë nën shenjën e Dritës… më pas ajo niset në një Parajsë ku vetëm malli dhe dashuria jonë mund ta arrijnë atë…!
Thenie te bukura