
Sot, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, merr pjesë në hapjen solemne të Takimit të 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Kjo ngjarje e rëndësishme është e përkushtuar për përpjekjet e përbashkëta në përmirësimin e shëndetit publik dhe zhvillimin e sistemeve shëndetësore në rajon.
Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga vende të ndryshme, pritet një shkëmbim produktiv i ideve dhe zgjidhjeve strategjike për sfidat në sektorin e shëndetësisë.
Pjesëmarrja e ministrit Taravari konfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë aktive në dialogun global mbi avancimin e shëndetit publik dhe përballimin e sfidave aktuale në sektorin e shëndetësisë.