
Kryeministri Mickoski, së bashku me zv.kryeministrin Mexhiti dhe ministrin e Transportit, Nikollovski ishin në mbikëqyrje të punimeve në Korridorin 8, në rajonin e Gostivarit. Në ngjarje e pranishme ishte edhe ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler. Kryeministri tha se pas 2 vjet ngecjesh, po fillon të shihet puna në terren. Ndërkohë Mexhiti theksoi se me sot mbyllet tema e Korridorit 8, si temë politike, ndërkaq ky është prioritet mbi prioritetet për zhvillimin e vendit.