Dr. Ilir Hasani: Kongresi i Shoqatës së Mjekëve Shqiptar tregoi angazhim të fortë për cilësi dhe qëndrueshmëri

Dr. Ilir Hasani është shprehur krenar për pjesëmarrjen në Kongresin e XIX të Shoqatës së Mjekëve Shqiptar të Maqedonise së Veriut, që edhe kësaj here u mbajt në Strugë! 

“Ky kongres jo vetëm që ofroi një platformë për ndarje ide dhe eksperiencash, por gjithashtu tregoi një angazhim të fortë për cilësi dhe qëndrueshmëri. Falenderojmë organizatorët për punën e shkëlqyer dhe për ndihmën në forcimin e bashkëpunimit tonë në mjekësi!
Vazhdojmë traditen!”, ka shkruar Hasani në Facebook duke ndarë edhe fotografi nga ngjarja.