
Fjala s´gjeti vargëzim
1.
Në atë kohë s´dua të kthehem
ku rrugës nxitonim si të marrë,
për fjalët e tua më s´do dehem
të gjitha i groposa në një varr…
2.
s´doja si sharra në gozhdë të mbes
nata të më dukej si tumbë e shkretë
më mirë në baltën e tokës që vretë
se sa të jetoja me kujtimin që tretë…
3.
S´e ti nuk e mbajte atë që the
nuk ishte fjalë, ishte premtim
që duhej të mbiste mbi dhe
jo të bëhëj e diellit perëndim…
4.
Dhe mbeti kusia në verigën e vjetër
nuk pati kohë, s´iu dha mundësia
s´e fjalët s´gjetën vargëzim tjetër
ndaj lehtë i përbiu e kohës stuhia…
Ibrahim Abedini(P.S)
2024/Tetor/28