Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i është përgjigjur akuzave të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se Qeveria aktuale po i poshtëron shqiptarët dhe ftoi koalicionin VLEN, të braktisë qeverinë.
Mexhiti, hodhi poshtë këto pohime të Ahmetit, duke thënë se shqiptarët nga kjo qeveri po marrin hisen e tyre.
“Shqiptarët po marrin shumë hise në buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pra, po marrin diku rreth 30 milion euro vetëm në këtë gjysëm viti edhe atë marrin edhe komunat që nuk janë të VLEN-it, por janë të BDI-së.