Është rritur numri i të prekurve nga virozat. Më të rrezikuar janë pacientët me imunitet të dobët dhe ata me sëmundje të mushkërive. Vendet ku më së shumti përhapen virozët janë në hapësirat e mbyllura, siç janë shkollat, çerdhet dhe transportet publike.
“Përqindja më e madhe e vizitave i referohen infeksioneve të frymëmarrjes, dhe prej tyre numri më i madh është prej infeksioneve virusale. Në përgjithësi infeksionet virusale i përfshinë të gjithë kategoritë e pacientëve, por më të shpeshtë janë fëmijët, më pas ata me sëmundje kronike veçanërisht të mushkërive. Në të gjitha rastet, veçanërisht në sëmundje virusale është e nevojshme të mos shoqërohemi në hapësira të mbyllura, nëpër shkolla është numri më i madh i virozëve”, tha Ljupco Stefanovski, mjek amë.
Nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë apel për vaksinim kundër gripit për kategoritë e rrezikuara.
“Në periudhën e ardhshme, vijon procesi i vaksinimit për gripin stinor dhe apeli jonë si institucion është që personat mbi 65 vjeç, fëmijët nga 5 deri në 9 muaj, ata me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe punonjësit mjekësor ta shfrytëzojnë të drejtën për vaksinim”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.
Mjekët thonë se imuniteti kolektiv ka shënuar një rënie e cila ndikon në dobësimin e imunitetit dhe organizmit. Për këtë, mjekët rekomandojmë ushqim më të pasur me vitamina dhe veshje të cilat përshtaten me temperaturat ditore./Alsat.mk