Izbi Vinca nga Veleshta e Strugës me Vendim të Arben Taravarit emërohet Koordinator i Aleancës për Shqiptarët në Zvicër
⬇️⬇️⬇️
Me kënaqësi ju njoftoj se me Vendim të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe me mbështetje të Kryesisë së partisë, jam emëruar Koordinator i Aleancës për Shqiptarët në Zvicër. Nder i veçantë, por dhe përgjegjësi e madhe për mua.
Duke falënderuar pa përjashtim çdo anëtar kryesie për mbështjetjen dhe kryetarin për besimin, zotohem se do t’i përkushtohem maksimalisht kësaj detyre.
Aleanca për Shqiptarët dhe koalicioni VLEN kanë marrë mbi supe barrë të madhe për ta çuar përpara ndryshimin e filluar pas zgjedhjeve parlamentare. Për këtë duhet angazhim pa rezervë, përkushtim serioz dhe këmbëngulje të vazhdueshme.
Diaspora Shqiptare në Zvicër ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në mbajtjen gjallë të zërit opozitar, duke marrë edhe pjesë aktive në çdo cikël zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.
Tani si pjesë e pushtetit, ka ardhur koha që zëri dhe dëshira e tyre e zjarrtë për ndryshim në vendlindje, të realizohet me punë e projekte të mira nga ASH dhe Qeveria VLEN. Kemi detyra të vështira para nesh, por nuk i trembemi sfidave.
Të vendosur drejt më të mirës, me më të mirët!
I.V
26.10.2024