
Mbrëmë pas mesnate, tri femra janë përleshur fizikisht për një vend parkimi në Shkup, transmeton portali Lideri.mk.
“Dje (24.10.2024) në ora 00:06 në SPB Shkup është raportuar se në një vendparkim në zonën e Komunës së Aerodromit, pas keqkuptimeve të ndërsjella paraprake, me konfrontim fizik është prishur rendi dhe qetësia publike. mes 40-vjeçares A.M. dhe 20-vjeçares R.B. nga njëra anë dhe 21-vjeçares S.M. në anën tjetër të gjitha nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e policisë