Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski në Click Plus në TV21, foli për autostradën Shkup Bllacë.
Ai tha se vlera e parashikuar deri më tani është 240 milionë euro, por siç shtoi me mundësi rritjeje deri në 20% pra deri në 300 milionë euro.
“Projekti ishte 182 milionë euro, dhe tani, jo unë, partneri zyrtar i cili është për mbështetje teknike të ndërtimit të autostradës, këtë e tregoj për herë të parë në opinion, një nga kompanitë më të mëdha në botë Suez Safege nga Franca. Ata thonë se deri më tash vlera e parashikuar sipas tyre është 240 milionë euro me shumë mundësi për tu rritur edhe për 20% më shumë, pra deri në 300 milionë euro”.
“Por më falni, të harxhojmë 300 milionë euro për 10 kilometër autostradë, ata janë 30 milionë euro për kilometër, nuk jemi aq të pasur”, tha Aleksandar Nikollovski – ministër i Transportit.