Sot për vizite ne Spitalin e specializuar për Nefrologji dhe Hemodijalize Struge qendroi dr.med Alexander Schütte spec urolog, drejtor dhe kryemjek në Klinikën Carl-won Basedow në Merseburg, Germani, i shogeruar nga dr. Shkëlqim Reçi spec. anesteziolog, strugan i cili aktualisht ushtron profesionin e tij në të njëjtën Klinike dhe dr. Artan Grajqevci spec.urolog. Gjate vizitës ato u mirëpritën nga drejtori dr.Jetmir Ziba dhe stafi mjekësor duke realizuar bashkërisht një vizite ne repartin nefrologjik dhe urologjik, me ç’rast u njohën nga afër me punën dhe shërbimet shëndetësore qe ofrohen ne spital. Vizita kishte per qellim vendosjen e nje bashkëpunimi afatgjate ndermjet dy spitaleve qe do te konsistoje ne shkëmbimin e pervojave ne trajtimin e semundjeve nefrologjike dhe urologjike si dhe donacione ne aparature!
Shkëlqim Reçi