Linjat ajrore, shtohen 6 destionacione të reja

Aeroporti i Shkupit dhe ai i Ohrit do të hapen për 6 destinacione të reja. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski deklaroi se ky është rezultat i thirrjes së qeverisë për linja të reja ajrore me të cilën synohet kryesisht prurja e turistëve. Nga 30 marsi i vitit të ardhshëm do të hapet dy herë në javë linja Shkup-Dubai dhe anasjelltas kurse nga 30 qershori 2025 do të ketë dy herë në javë fluturime Shkup-Barcelonë-Shkup, tre herë në javë Shkup-Lion-Shkup dhe tre herë në javë Shkup-Shtutgard-Shkup. Në aeroportin e Ohrit, do të ketë dy herë në javë fluturime Ohër-Basel-Ohër kurse nga 30 marsi 2025, do të ketë linjë të rregullta Ohër-Stamboll-Ohër. Nikollovski njoftoi edhe thirrje të tjera për linja të reja në muajt e ardhshëm. /Alsat.mk