Osmani: Qeveria e re është jolegjitime, pasi nuk e ka legjitimitetin e popullit shqiptar

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në një paraqitje televizive, tha se qeveria e re është jolegjitime, pasi siç tha, “nuk e ka legjitimitetin e popullit shqiptar”.

“Shihni, në parim, nuk duhet as t’i bëjmë propozim një Qeverie që e konsiderojmë jolegjitime”, thotë Bujar Osmani.

Në lidhje me negociatat me BE-në, Osmani tha se i ka dhënë ide politike Qeverisë, edhe atë si ish-ministër, e jo si pjesëtar i BDI-së.

“Sa i përket çështjes së Bashkimit Evropian, ne i lëmë mënjanë të gjitha ato çështje sepse besojmë se nuk duhet të ndalemi këtu dhe prandaj thjesht dhashë një ide për të menduar në të cilën nëse është shqetësimi që postfestum do të ketë dikush që mund të na pengojë ne po i korrigjojmë ato ndryshimet kushtetuese, prandaj ja ku janë, le të shtohet kudo një klauzolë pezulluese, me sa kam dëgjuar nga kryeministri që nuk qëndron”.

“Unë nuk kam dhënë propozim ligjor, kam dhënë ide politike, dhe jo si BDI, por si ish-ministër i Punëve të Jashtme, sepse ne këtu po mundohemi të jemi partnerë të Bashkimit Evropian, qoftë edhe me një qeveri jolegjitime”, thotë Osmani.