
Më datë 23.10.2024 në ora 10:00 në SPB Shkup është raportuar se V.G (45) nga Velesi, i cili ishte duke vuajtur dënimin me burg në institucion, është gjetur i vdekur në INP Idrizovë, transmeton Portalb.mk.
Mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Hetim ka kryer ekip nga SPB Shkup.