Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku 42-vjeçari Altjon Sulejmani ka tentuar të vrasë prindërit e tij duke djegur shtëpinë.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se Sulejmani i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte me prindërit, ka mbyllur dyert për t’i penguar ata të iknin, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Romeo Mersini, një i ri që ka ndërhyrë për t’i shpëtuar të moshuarit nga flakët, deklaroi se ata i kanë thënë se djali kishte spërkatur bombulën e gazit me benzinë dhe i kishte vënë flakën.

“U ktheva nga puna, më thotë xhaxhi “O Romeo ndihmë”. U futa midis zjarrit. Shkova i ndihmova unë, e di gjithë lagjia. Unë shkova i nxora. U futa mes zjarrit, nuk mund të hynte shteti se kishte shumë zjarr. Unë e fika me kova uji, më ndihmuan dhe komshinjtë. Nxora një herë babanë te ballkoni, poastaj e nxora zonjën megjithë shtetin. Debatova me zjarrfikësen. I thosha “hyni brenda”, talleshin me mua.

Çifti i të moshuare ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Para se t’i vinte flakën shtëpisë, 42-vjeçari i arrestuar i ka dhunuar prindërit e tij.