Shqiptarët janë populli më i dashur pas makinave në ballkan madje janë populli që për dëndësinë e popullsisë kanë numrin më të lartë të makinave luksoze. Por si filloi gjithë kjo dashuri edhe cilat ishin shkëndijat e para të këtij pasioni.
Historia e automoblizmit nis që me kushtet e rrugëve në vend ku fillimi i shekullit XX karakterizohej nga rrugë karvanesh të cilat lidhnin qendrat më të rëndësishme të vendit me bregdetin dhe vëndet fqinje për shkëmbime tregtare. Rrugët që kalonin nëpër luginat e Shkumbinit, Vjosës , Drinit, Devollit dhe gjatë bregdetit ishin të vetmet nyje lidhëse të kohës. Shpallja e pavarësisë e gjeti vendin me 160 km rrugë karrosh (Shkodër-Lezhë, Lezhë-Shëngjin, Gjirokastër-Kakavi, Delvinë-Sarandë, Durrës-Tiranë). Në këto kushte askush nuk e di se kush e ka sjellë makinën e parë në Shqipëri por mendohet shqiptari i parë etnik që e ka sjellë ka qenë pronari nga Çamëria F.Sulioti edhe Automjeti ka qenë i markës italiane Fiat që daton në vitin 1913. Ndërsa një pamje interesante vjen nga Durrësi i Vidit koha e Principatës së tij.
Gjatë viteve 1913-1920 Shqipëria ishte nën juridiksionet e fuqive të mëdha edhe makinat kryesisht ishin të ardhura nga veprimet ushtarake edhe logjistike të këtyre fuqive veçanërisht Francës edhe Austrisë. Qyteti pilot i ketij vrulli u bë Korça nëpërmjet Autonomisë së saj nën Francen dhe arriti që borgjezët e saj të siguronin automobile personale por edhe në nivel prefekturor për të ofruar shërbimet e para të transportit në rrugët tregetare drejt Selankut , Kolonjes, bregdetit jugor Pogradecit edhe më gjëre. Ky vrull do të zgjase për 30 vjet rresht ku Korça mbetet pionier në automobilizëm.
Makinat e kësaj periudhe në Korçë arrijmë të dallojmë versione të markave Minerva Belgica Pedgout të formatit ushtarak.
Me konsolidimim e Republikës së Shqipërisë pas viteve 1920 nis edhe modernizimi legjislaturës për mjetet ku Këshilli i Lartë i Shtetit Shqiptar më 10 Prill 1924 miraton Dekret Ligjin “Mbi shërbimin e Automobilave dhe të çdo qerreje me fuqi motori”. Sipas këtij ligji “Qerre me fuqi motori quheshin automobilat, motoçikletat, traktorët dhe çdo qerre tjetër me motor që punon në rrugë e sheshe publike dhe nuk ka lidhje me vijat e udhës së hekurt (hekurudha)”. Një shtetas për të drejtuar një mjet duhet të ishte i pajisur me Leje Veprimi (Leje Qarkullimi) dhe Leje Shoferi (Leje drejtimi). Mosha e marrjes së lejes ishte 20 vjeç.
Gjatë regjistrimit të automjeteve kemi shpalljen se në vitin 1926 numri i qerreve me motor në Shqipëri sipas Prefekturave ishte:
Korçë – 119;
Tiranë – 85;
Gjirokastër – 83.
Durrës – 70;
Shkodër – 47;
Berat – 33;
Elbasan – 25;
Vlorë – 21;
Në total 483 qerre me motor.
Ku dallojmë qartë se, numri më i madh i qerreve me motor ndodhej në Korçë (gjithsej 119), ku ishte e zhvilluar “Shoqata e Automibilistëve”, e cila organizonte gara me makina. Nga istitucionet kemi Fotoarkivën tek botimi i DPSHTRR-së “80 Vjet Shërbimi i Transportit Rrugor”, botimi i viti 2004 që shpjegon se në 14 Mars 1927, në Korçë, u organizua gara e parë automobilistike e cila është organizuar nga “Shoqata e Automobilistëve” në Korçë. Gjatë kësaj periudhe dimë se makinat që qarkullonin më shumë ishin ato francze , gjermane , italiane , edhe çeke , ku dallojmë kryeshisht markat e Benz , Opel , Praha , Fiat edhe Pedgout por kanë qarkulluar edhe një numër makinas të transportit publik të cilat sot nuk funksionojnë më ndaj është e vështirë identifikimi i saktë tyre pasi në këtë periudhë dizaini ishtë shumë i përafërt.
Burimi: GNA- GEORGE NEWS ALBANIA
Automobilizmi në Shqipëri 1913 – 1945