Adnan Shefkiu është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, i cili na ka treguar për karrierën e tij si këshilltar i për zhvillim të bizneseve në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm.
Shefkiu na tregoi për vështirësitë e tij që ka pasur në fillimin e karrierës, si dhe dallimet për punësim në këtë kohë dhe vite më herët.
Adnan Shefkiu është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo”, i cili na ka treguar për karrierën e tij si këshilltar i për zhvillim të bizneseve në Lindjen e Mesme dhe jo vetëm. Shefkiu na tregoi për vështirësitë e tij që ka pasur në fillimin e karrierës, si dhe dallimet për punësim në këtë kohë dhe vite më herët.
Shefkiu tha se me punë arrihet çdo gjë, ndërsa i këshilloi të tjerët që përveç angazhimit çdo herë të jenë edhe kureshtarë për gjëra të reja.
Karriera ime profesionale filloi në vitin 2014 në sektorin e-trajnimeve dhe certifikatave në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku arrita të jem këshilltar i kompanive, korporatave dhe start-upeve në Lindjen e Mesme, po ashtu edhe në Amerikë. Gjithçka mund të arrihet me punë, por gjithmonë duhet të jesh kurioz për gjëra të reja. Me një fjalë kurioziteti dhe vullneti ndihmon për të arritur në jetë”.
“Kam shumë motivime të ndryshme, por kryesori është familja. Pastaj shoqëria, kombi, feja, vendi ku jetoj dhe ndryshimi që dëshiroj ta bëj. E shoh se në Tetovë është më mirë se para 10 ose 20 viteve, prandaj kjo më motivon”, tha Shefkiu.
Ai megjithatë tha se i arsyeton ata që largohen nga vendi, duke shtuar se shoqëria jonë është me shpirt ndërmarrësi.