LSDM sërish thirrje pushtetit: 450 euro pagë minimale

VMRO-DPMNE-ja të mendojë për qytetarët dhe të rrisë pagën minimale, kërkoi përsëri LSDM-ja. Sipas tyre, duhet të tejkalohen dallimet politike rreth propozim ndryshimit të ligjit që e bënë një ditë më parë dhe paga minimale të rritet në 27 700 denarë.

VMRO-DPMNE ka deklaruar se nuk do ta mbështesë propozimin e LSDM-së dhe se do të gjejë zgjidhje afatgjate për përmirësimin e standardit të qytetarëve.

“Me këtë masë e parashohim që paga minimale të rritet në 27.700 denarë, respektivisht 450 euro. Ky nuk është numër por është një hap drejt të së ardhmes më të mirë për çdo punëtor, për secilin që lufton të sigurojë kushte më të mira për familjen e tij. Bashkëqytetarët tanë çdo ditë po përballen me sfida të mëdha ekonomike. Çmimet e produkteve bazë rriten, fuqia blerëse bie, ndërsa shumë familje mezi ia dalin në fund të muajit”, tha Jovana Trençevska, LSDM./ Alsat.mk