Sipas VLEN propozim-Ligji për “branitellat” nuk do të kalon në Kuvend.
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi gjatë intervistës në Alsat tha se ky ligj nuk do të miratohet dhe do të mbahet i bllokuar nga VLEN.
Ibrahimi akuzoi BDI-në se për sa vite ishte në pushtet disa herë ka sjell ndryshime ligjore të cilat i kanë mundësuar benefite branitellave.
Ligji për branitellat është në funksion dhe si peshqesh nga BDI-ja. Të gjithë pjesëmarrësit e luftës së vitit 2001 i gëzojnë të mirat, pensionet, subvencionet, shëndetësinë falas dhe arsimit falë Ali Ahmetit. Ne jemi duke e bllokuar një plotësim-ndryshim të ligjit. Ky ligj që tani është në fuqi sepse në funksion e ka sjell Ali Ahmeti, ndërsa propozimi që ndodhet në Kuvend nuk do të kalon”, tha Zeqirija Ibrahimi, Kryetar i Alternativës.