Për qytetarët nuk ka autobusë, kurse tri punonjëse në NQP-Shkup kanë futur në xhep 375 mijë euro nga shitja e biletave!

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka parashtruar aktakuzë kundër tre personave, të punësuar në NQP – Shkup, që ngarkohen për mashtrim në vlerë prej mbi 375 mijë euro, përcjell TV21. Sipas akuzës, tre bashkë-autoret në periudhën prej dhjetorit të vitit 2018 deri në gusht të vitit 2021 kanë keqpërdorur pozitat zyrtare me qëllim që të përvetësohen mjete financiare. Dy prej të akuzuarve, shitëse të biletave te “Tregu i gjelbër dhe QTQ kanë arkëtuar më pak nga mjetet e grumbulluara kesh, ndërsa e akuzuara e tretë, kontabiliste, i ka mbuluar këto mungesa përmes operacioneve të rrejshme kontabiliste, edhe pse e ka ditur që paratë nuk janë arkëtuar. Prokuroria ka propozuar masa për kujdes për të akuzuarat.