Grubi: Destabilizimi asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e agjendës së BDI-së

Artan Grubi nga BDI thotë se Kryesia e partisë do të duhet të vendosë nëse në të ardhmen do të organizohen protesta, përcjell TV21. Grubi tha se protestat janë mjete demokratike për shprehje të pakënaqësisë ndërsa theksoi se destabilizimi asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e agjendës së BDI-së.

“Destabilizimi nuk është pjesë asnjëherë e agjendës së BDI-së, përkundrazi, BDI është parti shtet formuese që me mjete demokratike e përfaqëson qëndrimin e qytetarëve, votuesve të vet deri para opinionit dhe gjithsesi se asnjëherë nuk e kemi pasur në agjendë, as nuk do ta kemi destabilizimin si masë për shprehje të pakënaqësisë”, shtoi Grubi.