Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithsëm të BDI-së të mbajtur në Tetovë është vendosur që nga e mërkurja, të nisim takimet e rregullta me qytetarët. Këto takime të degëve të BDI-së do të nisin nga Komuna e Likovës. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi deklaroi gjithashtu se opsioni i protestave nuk përjashtohet, por ato nuk janë shqyrtuar në organet partiake. Ademi ka theksuar se BDI është parti politike autonome, e cila vet në mënyrë të pavarur dhe mëvetësishme përcakton agjendën e saj politike. /SHENJA/