Nga BDI, kanë theksuar se rikthmi i incidenteve ndëretnike dhe provokimeve ndëretnike, shtimi i incidenteve të armatosura, degradimi dhe anashkalimi ikuadrove shqiptare, zëvendësimi i tyre me kuadro të VMRO-DPMNE-së, janë ndër rastet e shumta që pasqyrojnë punën e institucioneve të sigurisë në këto katër muaj keq-qeverisje tëqeverisë monoetnike.
“Gjatë kësaj periudhe, në Ministrinë e Punëve të Brendshmendodhi spastrim etnik dhe degradim i kuadrit shqiptar, siç ishterasti me kryeshefin e kërkimeve në MPB, ndihmës ministrin përçështje administrative, ndihmës drejtorin në Departamentin përPolicinë e uniformuar, kryeshefin e kërkimeve ndërkombëtare(Interpol), kryeshefin në Sektorin e Punëve të Brendshme nëStrugë, kryeshefin e njësitit për tregëti me armë, komandantin nëStacionin Policor në Gostivar, komandanti në Stacionin Policornë Bitpazar të Shkupit, por edhe një numër i konsiderushem iinspektorëve të lartë në Sektorin për krim të organizuar dhe krim-polici”, deklaruan nga BDI.
Nga atje kanë shtuar se duhet përmendur edhe degradimi i policëve kufitarë në rastin me Afrim Gashin dherastin me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit, në Aeroportin e Shkupit, nga ku pa fajin e tyre si pasojë e këtijhovi nacionalist e pësuan policët shqiptar me dënime, degradime, largime nga puna dhe më e keqja edhe me procedurapër përndjekje penale, për diçka që ata aspak nuk janë pjesë e fajit dhe përgjegjësisë, por thjesht janë viktima të një sistemi qëmundohet ta ndërtoj kjo qeveri pa legjitimitet etnik për tregimine muskujve dhe përhapjen e frikës tek qytetarët shqiptar.
Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe po ndodh presioni i vazhdueshëm tek të punësuarit për të nënshkruar deklaratat që vullnetarisht ilëshojnë vendet e punës dhe kryesisht në pozicionet udhëheqëse, e gjithë kjo më qëllim që të mos vazhdohet me proceduraadministrative dhe gjyqësore.
“Ky hov i mbrasht që ka marrë kjo qeveri monoetnike, nukkursen asnjë institucion, qofshin edhe ato ku me standarde dherregulla si vendore po ashtu edhe ndërkombëtare kërkohet tëudhëhiqen nga kuadro apolitik dhe shumë professional. Se ështëkështu, dëshmon edhe përzgjedhja e fundit që e bëri Qeveria, me emërimin në krye të Agjencionit për Siguri Nacionale, kuadrin e VMRO-DPMNE-së, Bojan Hristovski, i cili në shkurt të vitit2023 ishte emëruar kryetar i komitetit të VMRO-DPMNE nëqytetit e Shkupit. Kjo përzgjedhje, ka hapur shumë dilema, ku me të drejtë mund edhe të dyshojmë se intenca është institucionet e sigurisë të kthehen në çerdhe partiake.
Situata aspak nuk ndryshon edhe në mbrojtje. Edhe atjedegradohen kuadrot shqiptare, siç ishte rasti kur presidentjaSiljanovska emëroi për shef të shtatmadhërisë një kuadro që nukplotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë.
Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, në të gjitha eshallonet e Ministrisë së Mbrojtjes, si në pjesën e administratës, atë tëuniformës, në diplomacinë ushtarake, misionet paqëruajtësejashta vendit dhe akademinë ushtarake, gjithçka ka stagnuar dhekuadrot shqiptarë janë të papërfillshëm dhe pothuajse pa zë nëatë Ministri. Zëri i vetëm që Vendos në atë Ministri, është ai i ministrit, kurse zv.Ministrja është marionetë, njëjtë si tëgjithë ministrat dhe zv.ministrat e tjerë nga koalicioni vlen. Edhe në kurse e konkurse tëtjera të Ministrisë së Mbrotjes dhe Armatës, anashkalohenshqiptarët dhe bashkësitë e tjera më të vogla etnike.
Të gjitha këto raste ndodhin për shkak se në qeveri shqiptarëtpërfaqësohen nga subjekte pa legjitimitet, dhe për pasojë, atanuk vendosin për shqiptarët. Megjithëatë, kjo nuk i amnestonnga përgjegjësia, pasi me vetëdije pranuan rolin e marionetës nëqeverinë me legjitimitet monoetnik”, deklaruan nga BDI.