
Në vendkalimin kufitar Deve Bair, në dalje nga shteti, sot në ora 02:20, nëpunës policore kanë privuar nga liria A.Ç. (43) nga Republika e Turqisë për shkak se ka paraqitur dy kartonë të gjelbër të falsifikuara për një automjet mallrash “DAF” dhe një gjysmë rimorkio “Tirsan”, me targa turke, të cilat ai e drejtonte.
Nga MPB-ja kumtuan se gjatë kontrollit të pasaportës dhe kontrolleve tjera është konstatuar se A.Ç. ka dorëzuar dy kartonë të gjelbër të falsifikuara për automjetin e mallrave “DAF” dhe një gjysmë rimorkio “Tirsan” me targa turke. I njëjti i është dorëzuar nëpunësve policor në Stacionin Policor Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.