Durmishi: Do të marirm masa për uljen e papunësisë

Në Agjencionin për Punësim në muajin shtator janë paraqitur si të papunë rreth 99.142 persona, shifër kjo shumë e lartë duke e pasur parasysh kërkesën e sektorit të biznesit për fuqi punëtore. Me riorganizimin e ri të Ministrisë së Ekonomisë ky Agjencion tanimë është në kompetencë të kësaj ministrie. Ministri Besar Durmishi për TVM2 deklaron se janë në përpilim e sipër të masave të reja, me të cilat do të përfshihen të rinjtë dhe personat të cilët paraqitën si të papunë. Shton se me ndërmarrjen e masave reale synojnë që numrin e të papunëve që paraqiten në Agjencionin për Punësim ta ulin për 50 %.

“Ne e kemi analizuar këtë situatë dhe me marrjen e ingerencave të Ministrisë së Punës, bashkarisht me Agjensionin për punësim do të përgatisim masa të reja ku do të parashohim në ato masa vende të reja të punës posaçërisht për të rinjtë pasiqë një numër i madh i të rinjve janë ata të cilët kërkojnë vende pune dhe në qoftë se nuk gjejnë zgjidhje ikin nga ky vend. Në qoftë se do të parashohim masa të cilat do të jenë të kapshme dhe të logjikshme që do të kenë bazë, dhe që do të mund të hapen vende të reja punës, mos të jenë masa për të bërë piar apo masa populliste ku vetëm dalim dhe të promovojmë por të jenë masa reale un mendoj që dukshëm atë numër të papunësisë do e ulim deri në 50 %.”, deklaroj për TVM2 ministeri i ekonomisë Besar Durmishi.

Durmishi: Rritja e pagave do të bëhet në muajin mars

Padyshim që ikja e fuqisë punëtorë në të shumtën e rasteve është si shkas i pagava të ulëta. Përderisa nga ana e sindikatave kërkohet rritja e pagës minimale në 450 euro, nga organizata e punëdhënësve, ankohen për mungesë të fuqisë punëtore. Durmishi shton se rritja e pagës do të bëhet në muajin mars sipas metologjisë, ndërsa çdo rritje eventuale para këtij muaji duhet të bëhet në koordinim me të gjitha institucionet dhe palët e përfshira.

“Në qoftë se janë dakord edhe punëdhënësit, pasiqë e dimë se në fund të ditës ata janë të cilët i krijojnë vendet e punës dhe ata kanë kërkesa të tjera si mungesë të kuadrit, kanë mungesë të profesionistëve apo personave të cilët duhet të kryejnë veprimtari të ndryshme në ndërmarrjet e tyre. Kështu që kemi dy taborë me kërkesa të ndryshme dhe ne do të duhet që të gjejmë një mundësi e cila do të jetë e kapshme për të dyja palët në kuadër të ligjit. Në qoftë se shkojmë që të rrisim pagën minimale jashtë muajin mars atëherë do të duhet që të bëhet ndryshimi i ligjit apo i metologjisë e përllogaritjes së pagës minimale. është shumë normale që ajo do të diskutohet edhe në kuadër të qeverisë, pastaj në parlament, duhet debat publik dhe është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar.”, tha Durmishi.

Nga Lidhja e Sindikatave kanë informuar se 25 mijë punëtorë ne vend marrin paga nga 22.567 denarë, pagë kjo jokorekte dhe jo njerëzore sipas tyre. Ndërsa 10 mijë punëtorë marrin paga nën pagën minimale. Ndryshe pothuajse tre paga minimale janë të nevojshme për të mbuluar shportën konsumatorë mujore.