Së fundi, profesori amerikan, Edward Joseph, në një fjalim të mbajtur në Perason Institute në Çikago, ka folur lidhur me problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Joseph ka thënë se për Kosovën është shumë më i rëndësishëm anëtarësimi në NATO sesa në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Joseph ka thënë se loja merr fund në momentin që sigurohet rruga për anëtarësimin e Kosovës dhe sigurohet heqja e bllokadës, meqë Serbia s’ka ndonjë mundësi për të penguar anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Hapja e rrugës për anëtarësim në NATO për Kosovën. Në momentin që rruga sigurohet dhe hiqet veto dhe bllokada, pastaj është lojë e humbur. Serbia s’ka mundësi të bllokojë. Dhe mundësia që Rusia dhe Kina të bllokojnë Kosovën në Kombe të Bashkuara është në thelb e pakuptimtë. Sepse anëtarësimi në NATO është shumë më shumë e rëndësishme për Kosovën”, ka thënë Edward Joseph.
E për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.
Ai në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh se kjo gjë do ishte një sukses për gjithë shqiptarët.
Megjithatë, Ngjela potencoi se Kosova është në mbrojtjen e SHBA-së dhe askush nuk mund ta prekë atë, ky si mesazh për Serbinë.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një sukses i madh për të gjithë shqiptarinë. Dhe kjo më duket një zgjidhje e drejtë dhe e nevojshëm
Ky do të ishte një akt shumë i vlefshëm për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurinë e saj.
Gjithsesi Kosova e sigurt është, sepse është në mbrojtje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Askush nuk mund ta prekë Kosovën, kurse ngjarja e Banjskës dhe përgjigjja e saktë kundër terroristëve dhe forcave ushtarake të Serbisë, ishte një fitore historike për Kosovën”, nënvizoi avokati.
Krahas kësaj, theksoi se anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve, kanë rëndësi të njëjtë për Kosovën.
“Gjithsesi anëtarësimi i Kosovës në NATO duhet thënë se është në favor të Aleancës së Atlantikut dhe politikës amerikane.
null
Por edhe për shqiptarët si popull ky do të ishte një sukses i madh historik.
Por unë mendoj se edhe anëtarësimi në NATO, edhe anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë të barasvlershëm për historinë e shtetit shqiptar të Kosovës.
E kuptoni se çfarë vlerë e madhe historike do të ishte kjo për botën shqiptare në Ballkani Perëndimor?”, përfundoi Spartak Ngjela për “Bota sot”.