Të paktën gjashtë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë janë lënduar pasi një autobus turistik është rrokullisur në Aksaray të Turqisë. Autobusi është aksidentuar në Acipinar, respektivisht në autostradën Aksaray-Ankara.
Guvernatori i Aksaray, Mehmet Ali Kumbuzoglu, tha se autobusi turistik po udhëtonte nga Balukeshir për në Kapadokia.
“Fatkeqësisht në këtë aksident trafiku kanë humbur jetën gjashtë qytetarë tanë. Sipas informacioneve fillestare kemi 25 persona të lënduar. Ka nisur hetimi”, shtoi Kumbuzoglu.