80 komunave u ndahen 100 milionë euro për projekte infrastrukturore – 4 komunave nuk u janë vlerësuar aplikimet

Qeveria gjatë ditës  së djeshme ka miratuar vendim për aplikimet e 80 komunave në thirrjen qeveritare për ndarjen e 100 milionë eurove për projekte infrastrukturore, shkruan Alsat.

Sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, deri më tani janë vlerësuar dhe miratuar 274 projekte nga 77 komuna me vlerë totale prej 65 milionë euro.

Asnjë denarë nuk do të marrin Qyteti i Shkupit, Komuna e Strumicës, Komuna e Sarajit dhe Komuna e Tearcës.

Më së shumti para do të fitojë Komuna e Kumanovës me rreth 4 milionë euro.

Sipas të dhënave që ka siguruar Alsat, mbi 20 milionë euro janë ndarë në komunat me shumicë shqiptare.

Gjegjësisht, Komunës së Çairit do t’i ndahen mbi 2.7 milionë euro, Gostivarit mbi 2.6, Strugës mbi 2.2, Tetovës mbi 1.3 milion euro, Kërçovës, Vrapçishtit  dhe Likovës nga 900 mijë euro.

Më tej, Zhelinës mbi 800 mijë, Dibrës afër 700 mijë, ndërkaq Haraçinës, Bërvenicës dhe Dollnenit nga 600 mijë euro.

Komunat do t’i marrin mjetet në periudhën e ardhshme në llogari të veçanta, varësisht prej realizimit./ Alsat.mk