Aktivistja dhe gazetarja Shefkije Alasani Dika tha sot në emisionin Ftesë në Studio në Alsat, se të rinjtë në vendin tonë duan të bëjnë ndryshime, por ju mungon vullneti, sepse nuk shohin të ardhme të ndritur në vendin tonë. Ajo shtoi se ka të rinj të cilët kanë shumë potencial por duhet të gjendet mënyra e duhur për ti motivuar që të jenë aktivë.
Shefkije Alasani Dika merret me aktivizëm prej kohësh, ndërsa prej dy vitesh është edhe pjesë e rrjetit ambasadorët e rinj evropian, një rrjet që ndihmon të rinjtë të cilët kanë vizion dhe duan të bëjnë ndryshimin në vendin e tyre për një të ardhme më të mirë.
Rrjeti ambasadorë të rinj është një program i krijuar nga Bashkimi Evropian, që zhvillohet në gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor, ku për çdo vit zgjidhen 10 të rinj prej çdo vendi. Ndërsa është hapur edhe thirrja për këtë vit, për kyçjen e të rinjve të tjerë.