BDI fillon me takimet me qytetarët nga Likova deri në Strugë

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot përmes një press-konference ka numëruar dështimet e kësaj qeverie, teksa ka njoftuar se do të fillojmë me takimet me qytetarët nga Likova e deri në Strugë.

Faton Ahmeti nga BDI theksoi se kjo qeveri është monoetnike ndaj dhe për bashkëpunëtorë morën humbësit në koalicion, duke iu referuar Koalicionit VLEN.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë, të nderuara media

Sot jemi këtu për të bërë një përmbledhje tematike të zhvillimeve pas-zgjedhore në aspektin e sistemit politik dhe marrëdhënieve midis komuniteteve, por edhe në përgjithësi të cështjeve politike në vend.

Qeveria me legjitimitet monoetnik ka përfshirë në ndërtimin e institucioneve humbësin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare tek shqiptarët, por edhe të komunitetet tjera.

Këto humbës të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, me nënshkrimin e tyre, u zotuan që nuk do të bëhen pjesë e asnjë qeverie e cila nuk do ta ndryshojë kushtetutën dhe zhbllokojë rrugën europiane.

Drejtuesit e partive humbëse, gjithashtu, publikisht në media deklaruan që, po që se vetëm një votë ta kanë më pak se sa Fronti Europian, lërë që nuk do të bëhën pjesë e qeverisë, por edhe do të dorëhiqen nga politika.

Asnjë nga këto premtime nuk i kanë realizuar. Përkundrazi, u nënshtruan dhe pa asnjë kusht, zaptuan institucionet pa legjitimitetin e votuesit në zgjedhje demokratike.

Sot, jemi dëshmitar të përfaqësimit më të dobët dhe më të ulët institucional shqiptar në drejtimin e institucioneve, gjithëmonë pa legjitimitet.

VMRO DPMNE theksoi që 75% të institucioneve i kanë kthyer kushtimisht thënë nga shqiptarët dhe që humbësit nga Vlen nuk kanë fituar asgjë. Askush nuk e demantoi këtë deklaratë.

Sot, jemi dëshmitar që në krye të marrëveshjes së Ohrit, është ulur Putinisti, mohuesi i pavarësisë së Kosovës, Ivan Stoilkoviq, ku gjer më sot janë përzënë nga puna me dhjetëra shqiptarë.

Me qindra shqiptarë të tjerë gjithashtu u larguan nga puna në shumë institucione.

Buxheti i Marrëveshjes së Ohrit dhe i shënimit të Ditës së Alfabetit u sakatua dhe u la në duart e Stoilkoviqit.

Cënimi i Marrëveshjes së Ohrit vijoi edhe në gjykatën kushtetuese ku u anulua përkatësia etnike për ta ndaluar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe për ti hap rrugë anulimit edhe të parimit të Badinterit.

Sot, humbësit e zgjedhjeve, me marrëveshje xhentëllmene, drejtojnë institucione pa peshë. Nuk i pyet askush për asgjë, nuk mund ti kryejnë punë asnjë qytetari, as edhe shërbimin më të vogël.

Por, me rëndësi, e rahatuan vetën ato që thoshin ne nuk duam poste ekzekutive, por duam që të rinjëve tu japim shans.

U ndalua flamuri kombëtar në zyre të kryetarit të kuvendit dhe të ministrave.

Gjuha shqipe u largua nga përdorimi në rreth 100 instuticione, ndërsa u ringjallë iniciativa për ta shfuqizuar ligjin për përdorimin e gjuhës.

Agjensionit për gjuhën shqipe iu morën hapësirat e punës.

Ansambli kombëtar dhe teatri muzikor u katandisën si asnjëherë tjetër.

Pasi e quajti Kosovën atdheu im, kryetari jolegjitim i kuvendit u detyrua të kërkojë falje.

Po ky i njejti, i mori në qafë shqiptarët në Polici të cilët u larguan nga puna, u paditën penalisht dhe të tjerë u shkarkuan dhe dënuan.

Si pasojë e keqpërdorimit të detyrës nga ana e tij, sot rradhët në kufirin me Kosovën janë kilometërshe dhe pritja është me orë të tëra.

Lejuan burgosjen dhe paraburgimin e Blerim Ramadanit, ish ushtarit të UCK, i cili u detyrua të arratiset nga pa-aftësia e tyre.

E ulën përfaqësimin e shqiptarëve nga 30% në 24% në administratë.

Sollën vendim që himni shtetëror të intonohet në të gjitha shkollat e vendit.

Ministri përgjegjës për qeverisje të mirë me veturën zyrtare shkon në mbledhje partiake dhe nuk bartë asnjë përgjegjësi.

Xhentëllmeni tërë familjen e tij i emëroi drejtora e funksionerë.

Ministri i ekonomisë nuk e din as rrogën minimale, as atë mesatare

Ministri për Europë takon Riçard Girin.

Emëruan dhe shkarkuan drejtues institucionesh më dosje kriminele.

Për herë të parë, asnjë shqiptarë nuk ka në drejtimin e agjencisë për zbulim.

U humbën të gjitha pozitat drejtuese në Ministrinë e punëve të brendshme

U humb pozita drejtuese në fondin shëndetësor për herë të parë në histori.

U humbën pafund pozicione në pushtetin ekzekutiv.

Foshnja shqiptare rrihet, ndërsa vajza 14 muajshe ndron jetë nga mungesa e kujdesit në klinikë dhe askush nuk bartë përgjegjësi.

Shkarkohen të gjithë drejtorët shqiptarë ekonomik në të gjitha klinikat dhe ndjesia e diskriminimit të qytetarëve ndjehet qysh në derë të klinikës

Asnjë pikë e programit të humbësve të zgjedhjeve nuk është pjesë e programit qeveritar, asnjë e vetme.

Asnjë bastore ose kazino, në asnjë lagje, nuk është mbyllur.

Akademia e shkencave shqiptare u bë OJQ.

Ne mundësuam përdorimin e Abetares së unifikuar dhe siguruam donacionin e librave për nxënësit e klasës së parë, ndërsa sot klasa e politikanëve pa legjitimitet po i dorëzojnë në shkolla pa asnjë pikë merite!

Qytetarëve nuk ju dhanë nga 10.000 euro siç premtuan

Punësimet e shqiptarëve barazohen me zero.

Avansimet e shqiptarëve me zero

Projektet barazohen me zero.

Të arriturat me zero.

Ndërsa, serviliteti, vazaliteti, puthadorësia, shërbimi ndaj pronarit të tyre, realizohet 100%.

Bllokuan dhe ngadalësuan ndërtimin e Korridorit 8 duke u fokusuar tërësisht në korridorin 10 i cil tashmë ka autostradë të plotë dhe hekurudhë.

Zhvilluan partneritet të vecantë me Hungarinë duke ia mundësuar varësinë finansiare shtetit tonë ndaj Kinës dhe Rusisë, hyrjen e operatorit telefonik hungarez në fakt kinez, blerjen e klubeve sportive dhe mediave, e të tjerë.

U udhëtua në NATO pa asnjë shqiptarë të vetëm.

Na turpëruan me injorancë në paraqitjet ndërkombëtare.

Dhunuan Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Vuciqin me lule, Kurtin e pritën me therra.

Na detyrojnë ta mësojmë rusishten nëpër shkolla

Ambasadorët rus dhe kinez u bënë kryefjala e kësaj qeverie.

Ligjin për branitella e mundësoi Vlen.

Ngren dorë nga ndryshimet kushtetuese dhe integrimi europian.

Presione të jashtëzakonta politike me kërcënime për largime nga puna po ju bëhën punonjësve në disa institucione ligjzbatuese. Apelojmë tek të punësuarit që mos të biejnë pre e presioneve joligjore të drejtuesve të institucioneve sepse do të bartin përgjegjësi herëdo, kurëdo ato që urdhërojnë veprime të paligjshme.

Qytetarët nuk kanë qënë asnjëherë më të nëncmuar, poshtëruar, nënvlerësuar, nëpërkëmbur, pa perspektivë europiane dhe e gjithë kjo ndodh për arsye se humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare kanë hyrë në qeveri pa legjitimitet, si humbës dhe pa asnjë kusht.

Ne, të gjitha këto, do t’ua themi qytetarëve, që nga Struga e deri në Likovë dhe më pas, do të veprojmë ashtu siç do thonë ata!