Arrestohen dhjetëra punonjës të doganës

Në një aksion policor, në regjionin Strumicës dhe Gjevgjelisë, janë arrestuar mbi 17 punonjës të doganës.

Aksioni ishte me kërkesë të Prokurorisë Speciale për krim të organizuar dhe korrupsion të lartë.

Sipas burimeve të Alsat, numri i personave të arrestuar mund të rritet, ndërsa bëhet e ditur se të gjithë të arrestuarit kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.

Ministria e Punëve të Brendshme pritet që nesër të dalë me detaje më të hollësishme.