Lexoje,është e bukur!
✍️Një i ri u martua. Ai e kishte nënën e vjetër. Një ditë, gruaja e tij e la ushqimin dhe shkoi në dhomën e saj. Nëna tha: O bir, shko shihe ndoshta mos është e sëmurë. Mos të bie në gjumë e uritur. O bir, kujdesu për gruan tënde.
Edhe ai mendoi se ndoshta mos është e sëmurë gruaja e tij, kështu që shkoi pas saj në dhomë. E pyeti: E dashur, a mos je e sëmurë? Pse nuk po ha me ne? Ajo i tha: Nuk po mundem. Kur po i shoh duart e pista të nënës tënde, unë nuk po mund të ha!
Duart e saj ishin të rrudhura. Vetëm Zoti e di se sa punë të vështira kishte bërë derisa e kishte rritur djalin e saj. Dhe ja, pikërisht ato duar po e shqetësojnë gruan e djalit të saj. Ai e pyeti: Çka po propozon? Ajo i tha: Më mirë është që ta çosh në shtëpi të pleqve!
Ai i tha: Mos u brengos e dashur. Vetëm ti të jesh mirë. Nesër këtë do ta zgjidhim. Por, para kësaj, mos harro se nesër jemi të thirrur te familja jote. Kur të kthehemi, nënën time do ta dërgoj në shtëpi të pleqve. Nesër do ta marrim edhe nënën time në drekë te familja jote.
Dita e re erdhi dhe ai me gruan e tij dhe nënën shkuan mysafir në familjen e gruas së tij të dashur. Mirëpo, në sofër nuk u paraqit nëna e tij. Ajo qëndroi në një dhomë tjetër. Ai me pëshpëritje e pyeti gruan e tij: Ç’u bë me nënën time? Pse nuk po ha me ne?
Ajo i tha: Mos u brengos, ajo po ha vetem në dhomën tjetër! Ai pyeti: A mos i ke thënë ti që ajo të qëndrojë vetëm në dhomën tjetër? Ajo tha: Po! Në sofër bisedën e filloi vjehrri. Ai tha: O dhëndërr, ti e di se vajza jonë është një e vetme dhe ne ia duam asaj tërë lumturinë e kësaj bote.
Ajo ka të drejtë të jetojë vetëm me ty në shtëpi. Andaj prej teje ne presim që ta gjesh një zgjidhje për nënën tënde. Ai tha: Unë bashkëshortes tashmë i premtova se këtë do ta zgjidhim sot. Mos u brengos. Ushqimi u vendos në sofër. Të gjithë filluan të hanë përveç atij. Vjehrri e vërejti: Dhëndërr, ç’u bë me ty … Pse nuk po ha? Ai tha: Nuk po mundem.
Kur po i shoh duart tuaja të pista, nuk po më hahet! Gruaja e tij mbeti e habitur. Ai u ngrit, hyri në dhomën ku ishte nëna e tij, u gjunjëzua pranë saj, ia puthi duart dhe i tha: Eja nënë, se po shkojmë! Plaka pyeti: O bir, ku po shkojmë? Ai tha: Oj nënë, po shkojmë në parajsë! Parajsa ndodhet nën këmbët e tua.❤️