
Një person i armatosur u arrestua pranë një mitingu të ish-presidentin Donald Trump në Kaliforninë Jugore.
Zyra e Sherifit të Qarkut Riverside tha se autoritetet vunë re shoferin e një automjeti në një pikë kontrolli pak para orës 17:00 me kohën lokale.
Shoferi, një burrë 49-vjeçar, u zbulua se posedonte në mënyrë të paligjshme një armë gjahu, një pistoletë të mbushur dhe një karikator me kapacitet të lartë, sipas deklaratës së zyrës së sherifit.
49-vjeçari i identifikuar si Vem Miller nga Las Vegas, u arrestua.
Zyra e sherifit tha se incidenti nuk ndikoi në sigurinë e Trump apo dikujt në ngjarjen e tij.