BGNES: Beogradi thotë se eliminoi Korridorin 8 dhe po ndërtohet Korridori 10 Beograd-Shkup-Athinë

Ministri serb i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiç, ka pranuar personalisht se Aleksandër Vuçiç ka qenë i përfshirë në ndalimin e ndërtimit të Korridorit 8, i cili do të lidhte Detin e Zi me detin Adriatik, raporton agjencia bullgare e lajmeve BGNES.

“Bashkimi Evropian e detyroi korridorin nga Bullgaria në Shqipëri, si dhe atë nga Rumania në Greqi. Ne e kemi parandaluar këtë skenar të errët për Serbinë me vendimin e Aleksandar Vuçiç të fillojë të investojë në linjën hekurudhore të Korridorit 10”, ka deklaruar Vesiç, përcjellshkruan BGNES.

Sipas tij, “Serbia duhet të luftojë për të qenë një vend qendror nëpër të cilin kalojnë të gjitha linjat hekurudhore.”

Më tej në artikull thuhet se, “tentimet e para të qeverisë së Maqedonisë së Veriut ishte ndalimi i ndërtimit të Korridorit 8. Krahu i djathtë e Mickoskit, Aleksandar Nikoloski, madje u përpoq të ridrejtojë fondet evropiane të siguruara për këtë korridor transporti në Korridori 10.”

Korridori tetë është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane” të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore.