BDI: Qeveria çon drejt shkatërimit Kulturën shqiptare dhe trashëgiminë Kulturore!

BDI me keqardhje dhe shqetësim të thellë, po ndjekin zhvillimet në fushën e politikave kulturore të Qeverisë, të cilat, sic thonë, përkundër premtimeve dhe deklaratave të mëdha, po çojnë në një shkatërrim të vazhdueshëm të kulturës shqiptare dhe trashëgimisë sonë kombëtare.

Propagandë të dështuar I ka quajtur BDI politikat qeveritare në sferën e kulturës. Sipas tyre, pavarësisht premtimeve nga VLEN se do të udhëhiqet me Filharmoninë e Shtetit dhe do të krijohen institucione të reja kulturore, në praktikë, kjo ka rezultuar të jetë thjesht një propagandë e dështuar. Kultura shqiptare, e cila ka qenë një aset i pazëvendësueshëm, sic thonë nga BDI,  ka marrë një zero të madhe nga kjo qeverisje.

Kjo është një kohë e vështirë për artin dhe kulturën shqiptare.. Asnjë drejtor shqiptar nuk është emëruar në nivelet e larta të institucioneve kulturore kombëtare. Ky është një dështim i plotë i një premtimi të bërë ndaj qytetarëve dhe një dëm i rëndë për përfaqësimin e kulturës dhe artit shqiptar. Një tjetër hap përpara drejt shkatërrimit është fakti që asnjë drejtor shqiptar nuk është emëruar në pesë qendrat kulturore jashtë vendit, ku janë të nevojshme përfaqësimet e denja që ruajnë lidhjen mes shqiptarëve të diasporës dhe kulturës sonë” – tha Toska.

BDI thotë se veprimet e fundit të Qeverisë, po synojnë të shkatërrojnë dy ansamblet më të rëndësishme kulturore, atë të valleve dhe ansamblin muzikor.

Këto ansamble nuk janë thjesht grupe artistike, por përfaqësues të jetës dhe traditës sonë kulturore, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona më të çmuara. Të njëjtën kohë, po eliminohen gjithashtu shqiptarët nga sfera e trashëgimisë kulturore, duke krijuar një boshllëk të papërballueshëm për artin dhe kulturën tonë” – tha Diana Toska.

BDI me akuza, sic thonë, për mendësinë e instaluar antishqiptare, duke përmendur me këtë rast eliminimin e shqiptarëve nga ndarja e çmimit më të lartë shtetëror – 11 Tetori.

Për të shmangur, sic thonë nga BDI-ja, katastrofën kulturore, qeveria duhet të merr masa urgjente për të përforcuar përfaqësimin shqiptar në drejtimin e institucioneve kulturore në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, Rikthimin e mbështetjes dhe zhvillimit të ansambleve kulturore si dhe Angazhim të Qeverisë për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe të barabartë në të gjitha nivelet e institucioneve kulturore. /tvklan.mk/