Panik në avionin, piloti ndërron jetë në mes të fluturimit !

Një avion i Turkish Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente në qytetin e Nju-Jorkut, pasi piloti ndërroi jetë në mes të fluturimit, përcjell albinfo.ch.

Linja ajrore tha se kapiteni i aeroplanit, Ilcehin Pehlivan, ndërroi jetë gjatë fluturimit nga Seattle në Stamboll të mërkurën. Zëdhënësi i linjës ajrore.

Yahya Ustun, tha se ekuipazhi u përpoq për ta mbajtur në jetë pilotin, por fatkeqësisht humbi jetën para se të ulej avioni në tokë.

Sipas Shoqatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Turqisë, 59-vjeçari pësoi arrest kardiak në zemër.