Ministria e Shëndetësisë ju njofton se janë siguruar sasi të reja të vaksinave kundër Covid-19.
Bëhet fjalë për 11520 doza që do të shpërndahen në qendrat shëndetësore gjatë javës. Për këtë qëllim, të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të marrin vaksinë kundër Covid-19 mund të kontaktojnë qendrën shëndetësore më të afërt. Në Shkup vaksinimi do të bëhet në poliklinikën Bit Pazar.
Ndryshe, vaksinat janë të destinuara për të rriturit dhe adoleshentët mbi 12 vjeç.
Kujtojmë se vaksinimi është masa më e mirë dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundjet infektive.
Ministria e Shëndetësisë monitoron në vazhdimësi situatën me Covid-19.