Rriten çmimet e shërbimeve hotelerike në Maqedoni

Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar – shtator 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 5.5 për qind, ndërsa krahasuar me dhjetorin 2023 është rritur për 2.8 për qind.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve katering në shtator 2024 krahasuar me gushtin 2024 është rritur për 0,2 për qind.

Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet ushqime me 0.3 për qind, pije alkoolike me 0.3 dhe pije joalkoolike me 0.1 për qind.

Indeksi i çmimeve të shërbimeve katering në shtator 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, është rritur me 5.2 për qind.