Mexhiti: Lëvizja Demokratike, po rritet!

Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, i cili drejton partinë Lëvizja Demokratike, ka vizituar sot Pllasnicën, me ç’rast ka njoftuar se nga ky vendbanim, subjekti i tij fillon themelimin e degevë partiake.

“Nga Pllasnica, po nisim edhe themelimin e degëve të Lëvizjes Demokratike, në mbarë vendin! 

Në takimin me qytetarët e Pllasnicës, ndjeva krenarinë dhe besimin që ata kanë tek ne dhe misioni ynë. Ky vend simbolizon fillimin e rrugëtimit tonë për ndryshim, dhe qytetarët e Pllasnicës mbeten shtylla e fuqishme e përkushtimit tonë. 

Me besimin e qytetarëve, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që meritojnë!”, ka shkruar Mexhiti.