Rreth pesëdhjetë shkolla në Maqedoni do të përmirësojnë efikasitetin energjetik përmes instalimit të sistemeve fotovoltaike diellore, për të cilat sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, Thomas Boschek, nënshkruan marrëveshje për grant të pakthyeshëm në vlerë prej 1.1 milion euro.
Shkollat do të zëvendësojnë energjinë e bazuar në lëndë djegëse fosile me energji të pastër dhe të rinovueshme. Në këtë mënyrë ata do të japin një kontribut shtesë në mbrojtjen e mjedisit, si dhe do të kursejnë mjete që mund të rialokohen për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës për këtë projekt të miratuar përmes Fondit Evropian për Investime të Gjelbërta Sociale, me qëllim përforcimin e masave klimatike gjithëpërfshirëse, Janevska falënderoi Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës në fushën e arsimit.