BDI: Drejtori i MEPSO-s nga VLEN bleu lule në vlerë të 15.000 eurove!

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë akuzuar drejtorin e MEPSO-s, Burim Latifi, për punë të papërgjegjshme, përcjell TV21. Integristët thonë se përmes një tenderi, MEPSO ka realizuar tender për hortikulturë në vlerë të mbi 1.000.000 denarëve. Nga BDI u bëjnë thirrje institucioneve që të veprojnë menjëherë ndaj këtij rasti.

“Kjo është një punë krejtësisht jo e përgjegjshme e një kompanie që ka si detyrë kryesore sektorin e energjisë, e jo blerjen e luleve për 15 mijë euro në një kohë kur qytetarët nuk mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Imagjinoni, MEPSO dhe Burim Latifi, në vend që të ndihmojnë qytetarët në sferën e varfërisë energjetike, paguajnë lule – trëndafila 9000 denarë për copë”, tha mes tjerash Fllanza Shatku nga BDI.