LSDM: 100 ditë Qeveri – 300 skandale, më shumë në MPB!

Kjo Qeveri, në 100 ditët e para, ka prodhuar më shumë skandale se çdo Qeveri tjetër në histori – thonë socialdemokratët duke pohuar se më shumë skandale lidhen me punën e MPB-së dhe Ministrit Toshkovski.

LSDM-ja thotë se Mickoski dhe VMRO – DPMNE pavarësisht premtimeve për rend dhe ligj, në terren situata është krejtësisht ndryshe; skandale, pandëshkueshmëri dhe partizim brutal të MPB-së.

BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së

“Ndodhi skandali i sigurisë në Aeroportin e Shkupit, ku “pishtollxhiu” I Gashit kërcënoi me armë dhe sulmoi policing. MPB u përpoq ta fsheh rastin dhe ta mbrojë partnerin e koalicionit, por me presion të opinionit kjo nuk ishte e mundshme.

Ndodhi skandal edhe me lirimin e organizuar të Blerim Ramadanit i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar. S`ka përgjegjësi as edhe nga Toshkovski. Më tej, pati skandale me kufirin verior me Kosovën.

Partneri i koalicionit I VMRO-DPMNE-së, Gashi me dasmorët e tij, kaluan kufirin me automjete private pa asnjë kontroll.

Mickoski i quajti gënjeshtra të kulluara, me argumente qesharake u mbrojtën fajtorët, por u dënuan njerëz që me nder kryejnë punën. Skandalet vazhduan si në shirit filmi. S`kishte ditë, javë, pa ndodh ndonjë skandal.

Truprojën e Mickoskit i cili rrahu policin para një lokali në Shkup, Toshkovski e liroi nga përgjegjësia. Pazaret politike hijezuan ligjet dhe rregullat. Që e keqja të jetë më e madhe do ta bëjnë edhe Komandant të “Tigrave”.