
Sot në mëngjes, rreth orës 04:30, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumë në fshatin Bellovisht (Turçan) të Gostivarit.
Siç thuhet në njoftimin e Qendës për Menaxhim me Kriza, Zjarrfikësit e Gostivarit kanë intervenuar me një automjet dhe katër zjarrfikës.
Të gjithë personat janë nxjerrë nga automjeti.
Një person i cili ishte pasagjer është lënduar fizikisht dhe është dërguar në spitalin e Gostivarit për mjekim.