
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurset për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentë për vitin akademik 2024-2025.
Afati i fundit për aplikim për nxënësit është 15 tetor 2024.
Bëhet fjalë për gjithsej 9 kategori të ndryshme bursash, ndërsa kushtet për fitimin e së drejtës për bursa, si dhe dokumentet e nevojshme janë të specifikuara në secilin prej konkurseve.
Ministria e Arsimit gjithashtu informon se është i hapur edhe Konkursi për studentët, që u takon e drejta për të vazhduar bursën me të arriturat nga vitet e kaluara akademike, të cilët i plotësojnë kushtet kontraktuale për vazhdimin e saj. Periudha e aplikimit filloi nga data një tetori dhe do të zgjatë deri më 30 tetor 2024.
NGA INTERNETI