
Ali Ahmeti na paska bërë thirrje ta lëshojmë qeverinë dhe të bëhemi bashkë me të për ta ndalur gjoja poshtërim që po u bëhet shqiptarëve.
Jo ore zotëri, shqiptarët nuk ndjehën të poshtëruar sepse ju jeni larguar. Ata ju larguan me votë dhe sot ndjehen të çliruar nga presionet dhe shantazhet e juaja.
Poshtërimin e nëpërkëmbjen, shqiptarët e kanë provuar në lëkurën e tyre nën qeverisjen tuaj 22 vjeçare që do mbahet mend si periudha më e errët e tranzicionit. Ajo kohë nuk do kthehet më kurrë.
Sa për t’ju freskuar memorien, ja palmaresi i juaj i poshtërimit të shqiptarëve:
Rasti Sopoti
Rasti Monstra
Vrasja e Harun Aliut me shokë
Vrasja e Nuri Mazarit – Komandant Struga
Rasti Alfa
Rasti i Almirit
Lagja e Trimave
Vrasja e komandant Shqiponjës
Burgosja e Fetah Alimit
Sulmi terrorist i 27 prillit kur ministër i brendshëm ishte kuadër i BDI-së dhe amnistimi i sulmuesve
Arratisja e Nikolla Gruevskit përmes Zajazit
Mos rregullimi i statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së
Ligji për “Branitellat”
Përkulja para “branitellave” të deputetëve të BDI-së
Qindra mijëra euro për Johan Tarçullovskin
Fushatë të përbashkët me kriminelin e luftës Lube Boshkovskin
Enciklopedia që ofendoi shqiptarët
Tekstet shkollore me përmbajtje anti-shqiptare.
Shkupi 2014
Car Dushani
Rrahja në Kala dhe burgosja e të rinjve shqiptarë
Kisha në Kala të Shkupit
Kushtëzimi i administratorëve për mbledhje votash
Politizimi i arsimit dhe degradimi i universiteteve
Dështimi dhe pastaj kurdisja e regjistrimit të popullsisë
Emrat maqedon të shkollave shqipe dhe rrugëve ku jetojnë shqiptarët
Imponimi i stemës me luan si simbol gjoja shqiptar
Republika Ilinditase e Artan Grubit
Sharja e 700 mijë nënave shqiptare
Llotaria dhe licensat e paligjshme të bixhozit të Artan Grubit
Soravia dhe pasurimi i familjes së Ali Ahmetit
Migrimi i mbi 300 mijë shqiptarëve.