
Gjendja e personave të shtruar në spital si pasojë e zjarrit që kaploi bodrumin e një objekti në Çair për momentin është stabile.
Nga Klinika e Toksikologjisë thonë se gjatë ditës do të japin më shumë informacione, derisa në vendngjarje po vazhdojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.
Gjithsej 43 persona janë shtruar në spital prej të cilëve 12 fëmijë.
Qendra për Menaxhim me Kriza njoftuan se në shuarjen e zjarrit janë angazhuar 20 zjarrfikës me shtatë automjete.