Një rast i dhunës fizike në autobusët e Shkupit është regjistruar edhe gjatë ditës së djeshme, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e sotëm, transmeton TV21.
“Më 02.10.2024 në ora 11.30 në SPB Shkup, M.M.(53) nga fshati Stajkovcë e Shkupit, ka denoncuar se më datë 30.09.2024 rreth orës 13.55 në autobusin e NQP në rajonin e Qendrës, biri i tij i mitur dhe dy shokë të tij të mitur janë sulmuar fizikisht nga të mitur të tjerë, të cilët kanë përdorur edhe mjet të fortë. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në buletinin e MPB-së.