Deklarata e Vuçiqit: Luftojmë për shtetin tonë në Kosovë

Zyrtarisht e me letra, Alleksandar Vuçiq është president i Serbisë. Por të enjten, ai e luajti rolin edhe të parashikuesit të ngjarjeve botërore.

“Unë e kam parashikuar këtë çka po ndodh tani në Lindjen e Mesme, edhe pse të gjithë qeshnit me mua dhe më quanit ‘Drama Queen’ para dy muajve. Ja të gjithë po qeshni, tani, dhe siç po e shihni tani është situata më e rëndë sikur në Ukrainë, një ashtu në Lindje të Mesme, saktë në kohën kur e kam parashikuar”, tha Vuçiqi sot, raporton Klan Kosova.

Këtë gjë Vuçiqi e tha si përgjigje ndaj pyetjes së çka mendon për deklaratën e ministrit të mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, që sipas mediave italiane, tha se pos situata në Lindje të Mesme, e shqetësojnë zhvillimet që mund të ngjajnë në Ballkan.

Ndërkohë, foli edhe për Kosovën, të cilën presidenti serb e konsideron pjesë të shtetit të tij.