Sot mbushi 100 vjec! U be i pari ish President Amerikan qe arrin kete moshe. 33 me pare, ne 1 Shtator 1993, kisha dale rreth ores 5 te mengjesit te shihja se si po shitej gazeta nga gazetashitesit ne rruget e Kryeqytetit. Ne ate kohe Tirana gelonte nga personalitetet boterore qe vinin e iknin cdo jave. Ishin kurioze te shihnin vendin me te izoluar te botes qe tashme ishte haour krejtesisht. Ne bulevard, aty ku sot eshte Hotel Rogneri, vura re qe nje kioske e vogel e kthyer ne kafene, ishte rrethuar nga sherbimi sekret amerikan. Burra me kostume te zi dhe dy prej tyre me uniforme sportive. Ne mes dallova Xhimi Karterin, Presidentin e 39 te SHBA – se qe ndodhej ato dite ne Tirane. Kishte dale per vrap dhe ne mbarim qe ulur ne kisoken e pare qe i kishte dale ne rruge. Nga ajo dite eshte kjo fotografi. Karter drejtoi SHBA nga 1976 ne 1980. Me pas ndermori nje seri misionesh paqe ne bote. Jeton po ne shtepine qe ka ndertuar nja 70 vjet me pare. Dhe sic thoshte shtypi amerikan, kushton shume me teper autobuzi i sherbimit sekret qe merret me sigurine e tij se sa shtepia perballe. Happy birthday Xhini Karter.